Peci: Sovranitet policor në veri, por mungon zgjidhja politike

(Lajm i përditësuar)

Peci: Sovranitet policor në veri, por mungon zgjidhja politike

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në ”Click” të RTV ka thënë se, pavarësisht prezencës së sovranitetit policor në veri, çështja politike e kësaj zone dhe e komunitetit serb në Kosovë mbetet e pazgjidhur. Tutje ai theksoi se mungesa e lëvizjes drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga arsyet kryesore pse veriu ende nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme politike.

”Ne kemi shumë sfida politike para vetës. Një gjë ne duhet ta dimë se në krejt këtë situatë ne kemi një lloj sovraniteti policor në veri. Por, çështja e veriut dhe komunitetit serb në Kosovë konsiderohet e pazgjidhur, sepse ne nuk dashtëm të lëvizim me Asociacion. Veriu konsiderohet çështje e pazgjedhur politikisht sepse ashtu ka mbetur sepse nuk ka zgjdihje të mirëfillt për këtë punë, zgjidhja është dashtë të bëhet përmes Asociaiconit”, tha ndër tjera Peci.


Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21, ka ngritur shqetësime për zhvillimet që mund të pasojnë pas zgjedhjeve të 12 tetorit në veri të Kosovës.

Gjithë këtë proces sa i përket urave, Peci e sheh si fushatë zgjedhore, ”projekt politik për fushatë zgjedhore në Mitrovicë”.

Tutje Peci shtoi se në rast të ndonjë proteste nga komuniteti serb, mund të ndërhyjë KFOR-i dhe ura të mbyllet për qarkullim të automjeteve.

”Ne nuk jemi duke menduar ditën çka pas 12 tetorit, ne do të kemi një kryetar nga komuniteti serb, do të kemi një asmable me perfqësues të shumtë nga komuniteti serb, çka do të ndodh në momentin kur konstituihen institucionet atje, kryetari në pjesën tjetër mund t’ia vendos një bllokadë kësaj ure. Nëse organizohet ndonjë protestë nga komuniteti serb për shkak të këtyre urave, KFOR-i mund të intervenoj dhe mund të mbyllet për qarkullim të automjetve”, tha Peci./21Media

Back to top button