RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Peci: Strategjia për bujqësi ka mision ta transformojë sektorin e ekonomisë agro-rurale

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në takimin e grupit drejtues për hartimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021-2027, në të cilin u diskutua li

nga Xh.D6 dhjetor 20216 dhjetor 2021

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në takimin e grupit drejtues për hartimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021-2027, në të cilin u diskutua lidhur me këtë strategji, politikë kjo e cila për qëllim ka krijimin e një baze të qartë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Bujqësisë, strategjia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027, gjithashtu lidhet ngushtë me objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, asaj të Agjendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian, si dhe përafrimin me Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe ka për qëllim të adresojë një sërë objektivash që ndërlidhin institucionet relevante të Republikës së Kosovës.
Peci ndër tjerash theksoi se misioni i Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027 është që ta transformojë sektorin e ekonomisë agro-rurale duke e bërë atë gjithëpërfshirëse, produktive, të qëndrueshme dhe konkurruese si brenda tregut vendor ashtu edhe jashtë saj.
“Ky dokument mes tjerash trajton rritjen e konkurrencës në sektorin agro-ushqimor, menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, mbështetjen e bizneseve në zhvillimin e zonave rurale, sigurinë ushqimore dhe reformat e nevojshme në administratë siç edhe jemi zotuar në takimet e shumta ndërministrore, duke ri-konfrmuar parteneritetet e vendeve tona me organizata mike që i kontribuojnë zhvillimit të sektorit dhe të shkëmbëjmë eksperiencat relevante për implementimin e standardeve të IPARD”, u shpreh Ministri Peci.
Vlen të theksohet se për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Strategjia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027 është e para, dhe se kësaj strategjie i ka paraprirë edhe një analizë sektoriale për disa nga sektorët kryesorë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, si sektori i bimëve, blegtoria dhe diversifikimi rural dhe zhvillimi i ekonomisë rurale, andaj MBPZHR përmes kësaj strategjie tanimë i ka të qarta objektivat e saj që i kontribuojnë zhvillimit të sektorit të bujqësisë.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë