Peci: Vendosja e flamurit shqiptar në Kuvend, folklor politik

(Lajm i përditësuar)


Peci: Vendosja e flamurit shqiptar në Kuvend, folklor politik

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar veprimin e Albin Kurtit, i cili kishte vendosur flamurin kombëtar në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, e gjithë kjo është ”folklor politik” që, sipas tij, nuk ka pasur asnjë ndikim real në zhvillimet parlamentare.

”Folklor politik sepse vendosja e falmurit shqiptar në Kuvendin e Kosovës, nuk ka pasur të bëjë asgjë me rrjedhat që i ka parlamenti”, tha Peci.


Peci: Opozita ndoshta mund të krijojë qeverinë edhe pa Limajn

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me koalicionet për krijimin e qeverisë ai thotë se opozita ndoshta mund të krijojë qeverinë edhe pa kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.

Teksa shton se qeveria nga opozita mund të krijojë qeverinë nëse bënë koalicion me Listën Serbe.

“Unë për këtë arsyje po mendoj që zgjedhjet kanë me qenë ndoshta një zgjidhje me qenë se siq e ceka edhe më herët as pozita as opozita nuk i kanë do të thotë votat e mjaftueshme për me kriju qeverinë, tash ish opozita të bëhem korrekt ndoshta edhe mundet me kriju qeverinë edhe pa Limajn nëse e merrë në koalicion Listën Serbe. Unë mendoj që kjo nuk do të ishte gabim hiq”, tha Peci. /21Media


”Nga ngërçi politik te zgjidhja”, Peci: Dy marrëveshje politike mund ta zhbllokojnë situatën

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për situatën aktuale të politikës, tha se se zgjidhja mund të vijë përmes jo një, por dy marrëveshjeve politike.

Sipas tij, e para duhet të jetë një marrëveshje e thjeshtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa e dyta më e thellë do të përfshijë formimin e qeverisë, qoftë nga Albin Kurti, qoftë nga opozita. Derisa këto marrëveshje të mos arrihen, Peci parashikon vazhdim të bllokadës aktuale.

”Situata e tillë politike, do të vazhdojë deri sa të arrihet një marrëveshje politike. Unë mendoj që do të jenë dy marrëveshje politike, e para marrëveshje politike mund të jetë marrëveshje e thjesht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dhe e dyta mund të jetë marrëveshje politike për bërjen e Qeverisë si nga Kurti ashtu edhe nga opozita”, tha Peci. /21Media

Back to top button