Peci: Vetëvendosje duhet t’i kërkonte falje Kosovës

(Lajm i përditësuar)
Peci: Vetëvendosje duhet t’i kërkonte falje Kosovës
Analisti Lulzim Peci, në emisionin “Click” në RTV21, tha se Lëvizja Vetëvendosje do të duhej t’i kërkonte falje qytetarëve për vonimin e konstituimit të Kuvendit.
“Në vend që me i kërku falje Kosovës, me krejt atë maskaradë aty në Kuvend, këta çohen sot edhe thonë ‘kqyre se plani i rritjes, buxheti’ etj. Këtë ta kisha pranu nëse kishe kërku falje për krejt atë që ke bërë në Kuvend. Pikë së pari dua ta them një send: një gjë ka qenë e qartë se pas fushatës zgjedhore ka qenë e qartë se asnjë nga partitë nuk bën koalicion me Kurtin”, tha ai.
Si defekt e pa edhe, siç tha, paaftësinë e ish-opozitës për ta krijuar qeverinë.
Balotazhi, Peci për Kurtin: E çuditshme është pse nuk i kushton kujdes Prishtinës
Analisti Lulzim Peci, në emisionin “Click” në RTV21, tha se Vetëvendosje ka interes vital për ta fituar Mitrovicën dhe Prizrenin.
Sipas tij, nëse potencialisht do të fitonte në këto komuna, do të trumpetohej nga ta si fitore ndaj të keqes.
“E ajo e keqe (sipas LVV-së) është PDK-ja, e krejt kjo përpos që ka të bëjë me dimensionin lokal, ka të bëjë edhe me dimensionin qendror, sepse investimi i jashtëzakonshëm që po e bën me resurset qendrore edhe në Mitrovicë edhe në Prizren — sidomos, unë mendoj, në këto dy komuna — ka interes vital. E çuditshme është pse nuk i kushton kujdes Prishtinës; ma shumë ka kujdes në Obiliq, Fushë Kosovë e Vushtrri sesa në Prishtinë…”, tha ai./21Media