Peci viziton një fermer në Pestovë, premton treg më të qëndrueshëm për produktet vendore

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar fermerin Mentor Ademi në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, i cili ka fituar grantin në vlerë prej 50 mijë euro.
Peci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ademi është një shembull i suksesit në bujqësi me 27 hektarë patate dhe 15 hektarë grurë.
“Mentor Ademi nga fshati Pestovë, komuna e Vushtrrisë është një shembull i suksesit në bujqësi, me 27 hektarë patate dhe 15 hektarë grurë. Me mbështetjen e grantin në vlerë prej 50,000€, ai ka investuar në Ventilimin e depos për ruajtjen më të mirë të prodhimeve. Rimorkio. Makineri për mbjelljen e patates. Makineri për bluarjen e barit. Tifon për ujitjen e patates. Frez. Stërpikëse. Përveç mbështetjes me grante, zhvillimi i depove bujqësore që adreson nevojën për ruajtjen e produkteve dhe valorizimin e tyre përmes plasimit të tyre në kohë të përshtatshme do të mbështetet edhe përmes Koncept-Dokumentit për Kooperativa Bujqësore (vullnetare) më pas dhe Ligjit si dhe Ligjit për Tregun e Përbashkët dhe kjo do t’u mundësojë fermerëve: Ruajtje më të mirë dhe më afatgjatë të prodhimeve. Treg më të organizuar dhe më të qëndrueshëm për produktet vendore.Për fermerin e Kosovës!”, ka shkruar Peci. /21Media