Pedri, ylli i Barcelonës, dëgjon këngën ‘Si Ai’ të Taynës

Ylli i Barcelonës, Pedri, ka befasuar me një postim në Instagram, ku në sfond kishte vendosur hitin e artistes shqiptare Tayna, “Si Ai”.
Ky veprim i futbollistit spanjoll mori menjëherë vëmendje të madhe në rrjete sociale, duke u komentuar gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit e Taynës.

Pas këtij momenti viral, ka ardhur edhe një reagim nga vetë këngëtarja.
Tayna është shprehur e entuziazmuar që kënga e saj ka arritur deri tek një futbollisti i madh si Pedri, ndërsa njëkohësisht u ka dhënë një mesazh të qartë ndjekësve.
“Po njerëz, e kam parë që ka postuar një story me këngën time dhe më ka pëlqyer. Mund të ndaloni së më dërguari”, ka shkruar ajo me humor në rrjete sociale.