Pëfshihet nga zjarri një objekt në Prishtinë

Një objekt është përfshirë nga zjarri në rrugë Enver Zymberi sot rreth orës 12:00 në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21. tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Prishtinën Enis Pllana.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, tha Pllana./21Media