Peja me numrin më të madh të vizitorëve

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë të këtij viti, ku thuhet se numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj, ishte 40 mijë e 272, prej tyre 47.14% ishin vendor dhe 52.86% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 80 mijë e 980, prej tyre 45.32% nga vendorët dhe 54.68% nga të huajt.

Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë të këtij viti, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Pejës, me 13 mijë e 885 vizitorë dhe 38 mijë e 188 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së./21Media

Back to top button