Peja shënon fitore ndaj Dritës

 
Peja ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 81:91 (10:20, 23:26, 23:22, 25:23), në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Skuadra pejane e nisi ndeshjen më mirë, duke qenë bindshëm më e mirë në periudhën e parë, ku këtë pjesë e fitoi 10:20. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku gjilanasit ngushtuan shifrat në 29:33, por më pas sërish shkëputen pejanët dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 33:46.
Lojë e ngjashme u zhvillua në periodën e tretë, ku sërish skuadra nga Gjilani afroi shifrat në 52:56, por verdhezinjtë sërish u shkëputen dhe rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:68. Pejanët kontrolluan lojën në 10 minutat e fundit, duke fituar me rezultat 81:91.
Peja ka pesë fitore dhe një humbje, kurse gjilanasit gjashtë humbje në gjashtë ndeshje./21Media

Back to top button