Peja votoi, u shënuan “disa incidente të vogla”
Në qytetin e Pejës janë shënuar disa incidente gjatë votimeve
Deri në orën 15:00 të ditës së sotme në Pejë kanë votuar rreth 27.80 për qind të qytetarëve mirëpo ky numër pritet të rritet deri në mbylljen e vend votimeve në ora 19:00.
Veton Muja nga Demokracia në Veprim ka thënë se procesi zgjedhorë në përgjithësi në komunën e Pejës ka shkuar mirë.
Muja ka përmendur rastin se në fshatin Poqestë të Pejës një vend votimi është hapur me 1 orë e 14 minuta vonesë më shumë. Muja ka thënë se ka pasur edhe disa raste kur persona të ndryshëm kanë tentuar të votojnë ka dy herë dhe po ashtu të fotografohet vota.
Në fund Muja tha se “këto incidente te vogla nuk beson se do ta prishin procesin zgjedhorë”./21Media