Pejani tenton ta mbys gruan me xhemper

Një muaj paraburgim për të pandehurin

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin A.T, i cili ditë më parë në Klinë, në shtëpinë e tij, tentoi ta privojë nga jeta gruan e tij.

Sipas gjykatës, pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që të njëjtit kishin mes vete, ditën kritike, i pandehuri duke qenë edhe nën ndikimin e alkoolit, e kishte goditur gruan e tij me shuplaka dhe grushte, në kokë dhe trup duke i shkaktuar lëndime dhe duke i thyer gishtin e mesëm të dorës së majtë.

“Më pas e mbërthen në fyt me lidhësen e xhemperit që ajo e kishte veshur duke e shtrënguar dhe duke i thënë se “kom me të mbyt dhe e di se për këtë do të shkoj në burg” mirëpo, në ato momente kishte ndërhyrë djali i tyre i cili arrin ta largojë të atin, ndërsa, viktima ik nga shtëpia për të kërkuar ndihmë, me ç’rast edhe e lajmëron rastin në polici. Me këto veprime i pandehuri A.T kishte për të kryer veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë. në pandehurit A.T i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./21Media

Back to top button