Pejanit i konfiskohet kokainë e marihuanë

 

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Bellopojë të Pejës dje në mbrëmje është arrestuar një burrë kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur substanca narkotike.

”Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 46.2 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 389.8 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një pistoletë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /21Media

Back to top button