Pejë, 12 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

 

 

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 47 pacientë me COVID-19, prej tyre 38 pacientë janë në oksigjeno terapi, dy janë në CPAP, ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në njoftimin e spitalit thuhet se gjatë 24 orëve të fundit 3 pacientë me COVID-19 janë shëruar.

Ndërkaq 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media

 

Back to top button