Pejë, 12 të infektuar në gjendje më të rëndë shëndetësore

 

 

56 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 40 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 3 janë në respirator (CPAP).

Ndërsa, 12 pacientë të infektuar me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejë, 520 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ku nga këta 28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media

Back to top button