Pejë: Qytetari sulmon punonjësin në spital

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar një punonjës në repartin e Radiologjisë në Spitalin e Pejës.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e së hënës. Viktima ka deklaruar se fillimisht i dyshuari ka goditur ulëset nё repartin e radiologjisë e mё pas e ka sulmuar edhe atë.

Punonjësi i spitalit më pas ka pranuar tretman mjekësor, njofton rtv21.tv.

I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas njё pune intesive tё hetuesve  tё Stacionit Policor nё Pejё, sot ai ёshtё identifikuar dhe arrestuar. Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48-orёsh. /21Media

Back to top button