Pejë, vdiq këmbësorja pasi u godit nga vetura

Aksidenti i trafikut në Novosellë të Pejës ishte fatal për një grua.
Viktima u godit nga vetura, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Pasi është dërguar në spitalin rajonal, ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button