Pekini bën thirrje për bisedime për t’i dhënë fund luftës

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, foli me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba të martën, ku përsëri bëri thirrje për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Thirrja është biseda e parë e raportuar midis dy ministrave të jashtëm që nga 1 marsi, kur Kuleba i kërkoi Pekinit të përdorte lidhjet e tij me Moskën për të ndaluar pushtimin rus, sipas Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, përcjell rtv21.tv
“Luftërat përfundojnë. Çelësi është se si të reflektohet mbi dhimbjen, të ruhet siguria e qëndrueshme në Evropë dhe të vendoset një mekanizëm i balancuar, efektiv dhe i qëndrueshëm evropian i sigurisë”, tha Wang, sipas Ministrisë.
“Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim në një pozicion objektiv”, tha tutje Wang.
Kuleba shkroi në Twitter se ai është mirënjohës ndaj Wang Yi për solidaritetin me viktimat civile.
Thirrja u bë me kërkesë të Ukrainës, raportoi Reuters.
Si aleate e ngushtë e Moskës, Kina ka refuzuar të dënojë veprimet e Rusisë në Ukrainë ose ta cilësojë atë një pushtim. Por Pekini në të njëjtën kohë ka shprehur mbështetje të palëkundur për sovranitetin e Ukrainës. Ajo gjithashtu ka bërë thirrje për paqe dhe ka thënë se është e gatshme të ndihmojë në përfundimin e luftës përmes diplomacisë./21Media

Back to top button