Pekini urdhëron karantinë 14-ditore

Kjo vlenë pë të gjithë ata që hynë në qytetin e Pekinit

Pekini ka urdhëruar të gjithë ata që kthehen në qytet të hyjnë në karantinë për 14 ditë ose do të ndëshkohen, kështu duke u përpjekur për të parandaluar koronavirusin e ri vdekjeprurës.

Egjipti konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në Afrikë.

Mbi 1 mijë e 500 njerëz kanë vdekur nga virusi, i cili e ka origjinën në qytetin Wuhan, transmeton 21Media.

Komisioni kombëtar i shëndetësisë në Kinë të shtunën raportoi 143 vdekje të reja, duke rritur numrin në 1 mijë e 523. Ndërsa, 2 mijë e 641 persona të tjerë janë konfirmuar rishtas si të infektuar, duke e çuar numrin në 66 mijë e 492.

Njoftimi nga grupi i punës për parandalimin e virusit në Pekin u lëshua të premten, pasi banorët u kthyen nga kalimi i Vitit të Ri Hënor në pjesë të tjera të Kinës.

Më shumë se 20 milionë njerëz jetojnë në Pekin./21Media

Back to top button