Pelosi largohet nga Tajvani

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, është larguar nga aeroporti Songshan i Taipeit, duke përfunduar vizitën e madhe në Tajvan që zgjoi zemërimin e Kinës.
Pelosi kërkoi vazhdimin e “solidaritetit” të SHBA me ishullin vetëqeverisës gjatë udhëtimit të saj dy-ditor, hera e parë që një kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së viziton Tajvanin në 25 vjet, transmeton rtv21.tv.
Pak para nisjes të mërkurën pasdite me orën lokale, ajo shkroi në Twitter se delegacioni i saj kishte “përsëritur mbështetjen tonë të hekurt për demokracinë e Tajvanit”./21Media

Back to top button