Pendarovski “kërcënon” Ronaldon: Përgatitu, ti e ke radhën

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar pas fitores së reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futboll ndaj Italisë, përcjell TV21.
Pendarovski në Twitter ka shkruar: “Përgatitu, ti je në radhë”!. Ky reagim i Pendarovskit vjen pasi Maqedonia tashmë në finalen play-off do të përballet me Portugalinë, e cila mposhti Turqinë.


Italia nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Botëror. Kampioni aktual i Evropës është mposhtur në play-off nga Maqedonia e Veriut në sekondat e fundit të ndeshjes. Goli i fitores 0:1 erdhi në minutën e 90+2 nga Trajkovski./21Media

Back to top button