Pendarovski për spitalin e djegur: Ka 4 persona medicinal
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka bërë të ditur se në spitalin e djegur ka pasur edhe 4 persona medicinal.
Nuk e di se nëse të njëjtit bëjnë pjesë në grupin e viktimave.
“Nga të gjithë shtretërit që kanë qenë në dispozicion, vetëm 8 nuk kanë qenë të mbushur, 26 të tjerët po. Në momentin, para ose pas shpërthimit të zjarrit ka 4 persona medicinal, apo mjek. Është vështirë të thuhet nëse ata janë në mesin e 14 viktimave”, tha Pendarovski.
I pyetur se a ka indikacione për shkaqet e zjarrit, ai siguroi se deri më tani dihet vetëm se zjarri nuk është i qëllimshëm.
“Deri në këtë moment, nuk ka indikacione se kjo është e qëllimshme me qëllim që të arrihet ndonjë qëllim politik”, u shpreh Pendarovski./TV21