Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Kosovës

Presidenti Stevo Pendarovski sot pranoi letrat kredenciale nga i emëruari i ri për ambasador të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.
Pendarovski i uroi mirëseardhje ambasadorit Qehaja dhe tha se pret që ai të ketë angazhim profesional në detyrën e re.
“Ju siguroj se Maqedonia e Veriut do të jetë gjithmonë në dispozicion dhe e gatshme për të ofruar ndihmë në angazhimet tuaja në procesin integrues të vendit tuaj, si dhe për zhvillimet e tjera të politikës së jashtme, veçanërisht në fushën e promovimit të bashkëpunimit rajonal”, tha Pendarovski.
Qehaja, nga ana e tij, tha se do të angazhohet plotësisht për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Të dy vendet tona përballen me sfida në arritjen e qëllimit për t’u anëtarësuar në BE, për arsye të ndryshme, pavarësisht nga lodhja e herëpashershme si rezultat i procesit të gjatë, prapë do të jemi të pashpresë”, tha Qehaja./TV21

Back to top button