Pengesat e vendosura nga Policia e Kosovës tek ura e Bërnjakut

Pengesat prej betonit, të vendosura nga Policia e Kosovës tek ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës.
Portali rtv21.tv ka siguruar pamje të këtyre pengesave.
Këto pengesa sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshan nuk do të paraqesin problem për lëvizjen e qytetarëve me vetura të vogla.
