Penguan policinë gjatë arrestimit të një personi në kërkim, arrestohet një burrë dhe një grua

Tre persona janë arrestuar të mërkurën pasi në dy raste të ndara kanë penguar punën e zyrtarëve publikë.
Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Anri Dinan” në Mitrovicë ku një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi kanë penguar policët derisa po e arrestonin një person që ishte në kërkim.
Të dyshuarit janë intervistuar e me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Mirash të Obiliqit ku është arrestuar një person pasi kishte penguar punën e punëtorëve të korporatës së KEK-ut gjatë kryerjes së detyrave “duke ua ndaluar punën në mënyrë të dhunshme në lokacion”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, e rasti është iniciuar si “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.