Pensionisti e dorëzoi në polici një kuletë me para e dokumente të humbura

Policia sot ka informuar se dje një 65 vjeçar në Ferizaj ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente të humbura, të cilën e ka dorëzuar në polici.
“Me datën 02.10.2021 rreth orës 15:00 një qyetatar nga Ferizaj Imer Zekolli, i moshës 65 vjecar, pensionist , në rrugën “Gjon Serreqi “në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura. Portofoli i përkiste Lirie Beqirit, e moshës 56 vjeçare nga Ferizaj me profesion fizioterapeute.”, ka informuar polica.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronares Lirie Beqirit i janë kthyer paratë 182.50 € si dhe dokumentet.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin Imer Zekolli për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë./21Media

Back to top button