Pensionohet basketbollisti Edmond Azemi

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme kundër Danimarkës të dielën në Prishtinë në kuadër të parakualifikimeve për kë kampionatin evropian Eurobasket 2025.
Përveç madhështisë së kësaj fitoreje, një moment i veçantë i kësaj mbrëmje ishte edhe pensionimi i legjendës së basketbollit kosovar Admond Azemit, transmeton KosovaPress.
Në mes të dy pjesëve të ndeshjes Kosovë-Danimarkë është zhvilluar ceremonia e pensionimit të kapitenit legjendar.
Fanellën me numër 4, ia ka dhuruar kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ndërsa topin e nënshkruar nga basketbollistët e Kosovës, ia ka dhuruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po ashtu e nënshkroi atë.

Back to top button