Pensionohet Mahmut Ferati, i thotë lamtumirë profesionit të jetës me këngë emocionuese

Një nga emrat më të njohur të muzikës popullore shqiptare, Mahmut Ferati, ka dalë në pension, duke u larguar kështu nga profesioni i shenjtë i profesorit.

Këtë etapë të rëndësishme të jetës, ai e ka përmbyllur me një këngë kushtuar pikërisht profesionit të tij dhe viteve të shumta në arsim.

“Lamtumirë ditar i shkollës” titullohet kënga e tij më e re, e cila ka prekur thellë të gjithë ata që patën fatin të marrin mësim nga ai ndër vite.

Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip të ndjerë, i cili përmbledh momente të bukura dhe kujtime nga rrugëtimi i tij si profesor, duke e bërë edhe më emocional këtë përshëndetje të fundit./21Media

Back to top button