Pensionohet Naser Ramadani, ish-Drejtori i IKSHPK-së

Ish-Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, është pensionuar sot.

Pensionimi i tij është shënuar me një ceremoni nga Instituti dhe kolegët e tij, të cilët e kanë falenderuar për udhëheqjen, bashkëpunimin, mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm.

Ramadani e udhëhoqi institutin edhe gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Ai udhëheqi me IKSHPK’në për rreth 12 vjet, teksa dha dorëheqje nga kjo pozitë në gusht të vitit të kaluar, pa paraqitur ndonjë arsye.

Back to top button