Për 24 orë, 10 viktima nga Covid-19 dhe 511 raste të reja

 
Për 24 orë, janë regjistruar 511 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 3622 teste të realizuara, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Shkupi mbetet në listën e qyteteve me më shumë të infektuar, gjithsej 247 raste.
Janë regjistruar edhe 497 pacientë të cilët janë shëruar nga koronavirusi.
Për 24 orë betejën me virusin e kanë humbur 10 persona. Viktima më e re është 49-vjeç nga Kumanova, ndërsa më e moshuar 82 vjeç nga Shkupi. Sipas këtyre të dhënave, aktualisht numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 6191 të infektuar./21Media

Back to top button