Për 24 orë 41 aksidente

Dymbëdhjetë aksidente me të lënduar

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 41 aksidente komunikacioni në rajone të ndryshme të Kosovës.

Për 1 maj 12 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 29 të tjera me dëme materiale.

Sipas Policisë së Kosovës për ata që i kanë thyer rregullat e trafikut vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 892 gjoba kundërvajtëse./21Media

 

Back to top button