Për 24 orë, policia mbi 1400 gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1493 gjoba në trafik.

Referuar raportit të policisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 8 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 24 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Back to top button