Për 24 orë, shqiptohen mbi 1 mijë e 708 gjoba në trafik

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
1 mijë e 708 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së hënë.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, ku 23 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 29 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu policia ka arrestuar 11 persona, 5 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./21Media
