Për 28 nëntor, fejohet Luan Haradinaj djali i Shkëlzenit

Në familjen e Ramush Haradinajt sot veç festës së 28 Nëntorit po festohet edhe fejesa e Luanit.

Ramushi në Facebook, ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e fejesës, e cila u bë sipas traditave shqiptare.

”Në ditën që na bashkon e na gëzon, Kapiten Luan Haradinaj vulosi një hap të ri të jetës, u fejua me Anila Sylaj nga Gjilani. Ashtu siç e don tradita, bashkë me Dautin, Frashërin, Vetonin dhe dajën e Luanit, Selim Fetahaj, ishim në familjen Sylaj për të kërkuar dorën e Anilës, duke e nisur kështu një kapitull të ri për Luanin dhe Anilën.
Urime për Luanin dhe Anilën! Qoftë ky një rrugëtim i mbushur me gëzime gjatë gjithë jetës!”, ka shkruar Ramushi.
Back to top button