Për 45 ditë nis Rruga e Arbrit

Puna për ndërtimin e rrugës së Arbrit do të nisë brenda 45 ditëve dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se për këtë projekt të rëndësishëm do të diskutohet edhe me qeverinë e Maqedonisë që të bëhet lidhja e nevojshme me këtë rrugë.

“Vlen të përmendet për deputetet që kanë bërë përpjekjen e tyre të vazhdueshme dhe që vijnë nga zona e Dibrës se procesi për finalizimit e kontratës së rrugës së Arbrit është në përfundim. Ministria ka nisur negociatat për termat e negociatës me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 30-45 ditëve kontrata do të finalizohet dhe puna për rrugën e Arbrit do të fillojë deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm për të cilën bashkë me Ministrinë e Jashtme kemi çelur diskutimin me qeverinë maqedonase. Në mbledhjen që do bëjmë në Pogradec do kemi si pikë diskutimi nevojën që nga pala maqedonase të bëhet lidhja e nevojshme që kjo rrugë të ketë edhe dimensionin rajonal”, deklaroi Rama.

Back to top button