Për 6 muaj mbi 1500 raste të dhunës në familje

Dhuna në familje është kthyer në një fenomen shqetësues në Kosovë i cili sa shko e rritet. Policia e Kosovës thonë se në 6 mujorin e parë të këtij viti janë mbi 1300 raste të dhunës ndaj grave dhe mbi 250 të dhunës ndaj burrave. Por, pavarësisht vendimeve të prokurorisë dhe gjykatave, viktimat e dhunës vazhdojnë të jenë nën dhunë psikologjike.

Një viktimë e dhunës në familje i tha RTV21 se edhe pse ka një vendim për urdhër mbrojtje nga Gjykata, ai vendim nuk u zbatua asnjëherë.

“Veç le t’më lajnë të qetë. Merrke turr me bërmashinë ofendime kërcnime, n’prezencë t’babës tem e thirra policinë… unë jom largu ma kanë marrë ata që e kanë desht le t’mlajnt tqetë ma”, ky është rrëfimi i një nga shumë viktimat e dhunës në familje, që mori guximin të flas pas 15 vjetësh.

Në vitin 2017 raportoi për herë të parë në polici për dhunën që e kishte heshtur për vite me radhë. Por e gjithë historia u përsërit në vitin 2021 derisa Gjykata i dha urdhër mbrojtje, i cili siç thotë viktima, nuk u respektua asnjëherë.

“…përsëri e kanë përsëritë rrahjen qe dy vjet jam me urdhër mbrotje, dhuna fizike psiqike sidomos kur ja kom dorzu fmine… mas shumti ka qenë psiqikja se ka pasë urdhër mbortje tanë kohen e kanë shkelë kurfar dënimi skanë marrë… përcjellshin, vëzhgojshin, kërcnojshin jom detyru me dal n’tv qaq presion t’madh kom prej bashkëshortit sa që po ndikon edhe tek fmija, dhuna fizike dhe psiqike nuk u tolerojke ma, jom mundu lloj lloj mnyra, edhe nuk po nalen edhe pse jau kom liru shpinë përsëri spom lajnë t’qetë…”, tha viktima.

Mbi 1 mijë e 300 raste të dhunës janë regjistruan në vendin tonë vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti. Sipas Policisë së Kosovës, 1 mijë e 29 viktima të dhunës janë gra, mbi 250 janë burra.

Shumë prej viktimave detyrohen të kërkojnë ndihmë nëpër qendrat përkatëse.

Adelina Berisha, nga “Rrjeti i Grave”, thotë se shteti kohët e fundit ka bërë disa hapa pozitiv, por sipas saj ende është problem parandalimi i dhunës.

”Çka kemi vërejtë ne është se ende vazhdon të jetë prezentë fajsimi i viktimës fillimisht nga policia, qendra për punë sociale e tjerë, mandej vjen drejtësia e cila është e pavarur nga qeveria mirëpo kanë vendime minimale për ushtruesit e dhunës, për vrasësit grave, pra i tërë zingjiri ka hapësirë për përimirësim, ndërsa që nga parandalimi kemi dështuar, fillimisht ta parandalojmë dhunën dhe paralelisht”, tha ajo.

Psikologia, Ema Skeja, thotë se në të shumtën e rasteve të dhunës në familje, nuk është viktimë vetëm gruaja apo burri por e gjithë familja.

Mbështetja e viktimave të dhunës në familje, në Kosovë është e rregulluar me ligje dhe akte nënligjore, sikurse edhe trajtimi i tyre./21Media

Back to top button