Për Demirin s’ka pushim as të dielën e zgjedhjeve! Farkëtari mpreh sëpata edhe në ditën e votimit
Për Ismailin dita e votimit është një ditë e zakonshme. Ai është farkëtar edhe gjatë ditës së sotme e ka hapur dyqanin që gjendet në çarshinë e Tetovës, se mos ndoshta do të mund të shesë ndonjë koftor, apo të mprehë ndonjë sëpatë, megjithatë në mëngjes doli për të votuar.
Ai u shpreh profesioni i tij është në zhdukje dhe se nuk po mund të gjejë asnjë punëtor, apo siç quhet ndryshe, çirak.
Demiri falënderoi fqinjët, që siç tha, e durojnë duke bërë zhurmë, ndërsa shpreson se mos ndoshta dikush do të dojë që të vazhdojë këtë zanat, që të mos zhduket tërësisht, shkruan TV21./21Media