Për Endritin, 2021 një vit i suksesshëm

Artisti shqiptar, Endrit Mumajesi i njohur me emrin artistik, Muma ka publikuar statistikat e këngëve të tij të publikuara në vitin 2021.
Patjetër që ky vit për Endritin ishte shumë i suksesshëm, e për këtë ai është falënderues ndaj të gjithëve.
Remix i këngës “Pa Ty” në bashkëpunim me krijuesen e hiteve, Dafina Zeqiri, i siguroi atij një sukses të madh, me mbi 44 milionë shikime në Youtube dhe mbi pesë milionë herë e dëgjuar në Spotify.
“Për Tradhëtinë” në bashkëpunim me reperin Elinel, një këngë që u pëlqye e dëgjua shumë herë, e që rezulton si një tjetër dëshmi e suksesit të këngëtarit, me mbi dy milionë shikime në Youtube.
“Faleminderit Cricket për gjithçka, faleminderit Dafina Zeqiri, faleminderit produksionit Onima”, ka shkruar Muma.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Endrit Mumajesi\ MUMA (@mumaofficial)


Por, çfarë në 2022?
Muma është shumë premtues..!/21Media

Back to top button