Kaloni te përmbajtja kryesore

Për Lushtakun dhe Selimin vendoset në gjysmë të korrikut

Në mesin e korrikut Gjykata Supreme do të marr vendim për ankesat e Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut

Dy ish-eprorët e UÇK-së kanë dalë sot para gjykatës e cila po shqyrton ankesat e dy të akuzuarve lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe konfirmimin nga Gjykata e Apelit ku janë dënuar me nga shtatë vjet burg për krime lufte.

Avokatët mbrojtës të Selimti dhe Lushtakut kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorisë duke kërkuar që klientët e tyre të shpallen të pafajshëm.

Ndërsa Selimi dhe Lushtaku kanë kërkuar drejtësi nga turpi gjykues si dhe fakte nga prokuroria për krimet që u vihen në barrë pasi që sipas tyre deri më tani nuk ka pasur asnjë fakt se ato i kanë kryer ata.

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar për krime lufte në rastin që njihet si “Drenica 1” dhe Drenica 2”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button