Për një ditë 126 aksidente në rrugët e Kosovës, dy me fatalitet

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

126 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë të shtunës në rrugët e Kosovës.

Dy prej tyre me fatalitet një në Klinë dhe një në Pejë. 46 aksidente tjera me të lënduar, ndërsa 78 vetëm me dëme materiale.

Ndërsa, për shkelje të rregullave në trafik Policia të shtunën ka shqiptuar 1 mijë e 485 tiketa dënimi.

Po ashtu policia ka arrestuar 28 persona, 15 janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button