Për një ditë mbi 700 gjoba për shkelësit e masave antiCovid
Policia e Kosovës, ka raportuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur rreth 90 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 1 mijë e 645 gjoba trafiku.
Në 90 aksidentet, një është me fatalitet, 17 me të lënduar e 72 me dëme materiale.
Në statistikat e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se për një ditë janë shqiptuar edhe 722 gjoba në bazë të ligjit për Covid-19.
Në ndërkohë, janë arrestuar 20 persona, 14 në mbajtje e një në vuajtje të dënimit./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?