Për një ditë policia shqipton 2372 gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2372 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në tërë territorin e vendit.
Gjatë së premtes, u regjistruan po ashtu 21 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale.
Të dhënat e forcave të rendit tregojnë që në 24 orët e fundit janë arrestuar 26 persona dhe 12 janë dërguar në mbajtje. Pesë të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
