Për një ditë shqiptohen mbi 2 mijë e 100 gjoba për shoferët

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

2 mijë e 106 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së shtunë.

Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 69 aksidente trafiku, 27 prej tyre me të lënduar, ndërsa 42 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu policia ka arrestuar 16 persona, 14 janë dërguar në mbajtje./21Media 

Back to top button