Për një ditë, shtatë raste të dhunës në familje të raportuara

Brenda 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar 7 raste të dhunës në familje. Rastet e raportuara janë nga qytetet:  Prishtinë, Lipjan, Klinë dhe Malishevë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se disa prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq në disa prej tyre të dyshuarit janë arrestuar.

Në Prishtinë një burrë është arrestuar pasi i njëjti i ka shkaktuar dhunë fizike gruas së tij.

“Prishtinë  09.01.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Në rastin e dytë të raportuar në Prishtinë një grua ka raportuar se në vazhdimësi ka pësuar dhunë fizike dhe psikike nga burri dhe vjehrri i saj. Nga ky rast nuk ka të arrestuar.

“Prishtinë  06.01.2026 – 17:58. Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi  ka pësuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti dhe  prindi i bashkëshortit të saj. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Një grua në Lipjan ka raportuar se burri i saj i saj i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj dhe vajzës së saj.

“Lipjan  09.01.2026 – 22:40.  Është raportuar se viktima femër kosovare dhe vajza e saj, kanë pësuar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Një grua në Klinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Klinë 09.01.2026 – 17:10.  Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Një person i dyshuar për dhunë në familje në Malishevë është arrestuar.

“Malishevë 06.01.2026 – 19:20. Në lidhje me rastin më 09.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Poashtu edhe në rastin e dytë në këtë qytet një person është arrestuar për dhunë në familje.

“Malishevë 08.01.2026 – 16:30.  Në lidhje me rastin më datë 09.01.2026  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/21Media

Back to top button