Për një gjobë sulmohen tre policë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka sulmuar tre zyrtarë policorë të cilët ishin duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti ka sulmuar tre zyrtarë policorë derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Zyrtarët policorë sipas njoftimit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button