Për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 13 vjedhje

Policia e Kosovës njofton se gjatë periudhës një javore janë raportuar 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt.

‘Gjatë javës që shkoi, nga data 16-22/12/2024 janë raportuar : Veprat penale kundër pasurisë. Janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur : 11 raste në Ferizaj, 1 në Kaçanik dhe 1 rast në Han të Elezit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa sa i përket realizimit të urdhërave të gjykatës janë arrestuar 63 persona me vepra të ndryshme penale.

Veprat penale të dhunës në familje. Në rajonin e Ferizajt është raportuar 1 rast i dhunës në familje, i cili ka ndodhur në Ferizaj. Realizimi i urdhëresave të gjykatës. Në rajonin e Ferizajt policia ka arrestuar 63 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet kriminale, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital. ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406″, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /21Media

 

Back to top button