“Për një kafe”, arrestohet një person në kufi, dyshohet se i ofroi ryshfet policit

Policia në pikën kufitare në Vërmicë, ka arrestuar të premten një shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Ai ishte drejtues i autobusit, dhe dyshohet se i kishte ofruar 5 euro ryshfet zyrtarit policor, shumë kjo e ofruar “për një kafe”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button