Për një muaj u ndanë 118 çifte në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin qershor 2024.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se 118 raste të shkurorëzimeve dhe 1,029 raste të kurorëzimeve.
“Në muajin qershor 2024 janë regjistruar gjithsej 1,029 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 118 raste”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në muajin qershor 2024 janë regjistruar 2,370 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1,178 lindje janë meshkuj dhe 1,192 lindje janë femra. Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 802 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 449 janë meshkuj dhe 353 janë femra”.