Për tri javë, mbi 30 mijë vizitorë në hapësirat e Manifesta 14

Më 22 korrik të këtij viti u bë hapja e Manifesta 14 në kryeqytet.
Përgjatë programit 100-ditor, Manifesta 14 do të paraqesë edhe shume punime të artit bashkëkohor, ngjarje kulturore, zhvillime eko-urbane dhe hulumtime ndërdisiplinore në 25 hapësira në kryeqytet.
Në hapjen e madhe më 22 korrik u mbajtën fjalime dhe perfomanca muzikore live.
Tri javë pas hapjes më shumë se 30,000 vizita janë bërë në 25 lokacionet ku po shfaqen ekspozitat dhe intervenimet artistike të 103 artistëve pjesëmarrës në bienalen Manifesta, ka njoftuar Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Përndryshe, çdo hapësirë e Manifesta 14 Prishtina, qëndron e hapur nga e marta në të diel prej orës 10:00 deri më 20:00./21Media

Back to top button