Përçarja e LDK-së!

Rënia e LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 5 për qind nga ato të rregullta të 9 shkurtit, shpërfaqi pakënaqësi brenda partisë të cilat u shoqëruan edhe me dorëheqje.
Hykmete Bajrami dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë, derisa kërkoi që të njëjtën ta bëjë edhe kryetari, Lumir Abdixhiku duke thënë se kush merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme.
Lidhur me zhvillimet e fundit në LDK, RTV21 kontaktoi me zyrtarë të kësaj partie por nuk ishin të qasshëm.
Ndërkohë ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca thotë se zhvillime të tilla brenda partisë kanë qenë të pritura. Sipas tij, shembullin e Bajrami to të duhej ta ndiqte edhe Abdixhiku që në natën e zgjedhjeve pas rezultatit të dobët që mori partia e tij.
“Këto janë zhvillime të pritshme pas një rezultati të dobët që ka pësuar LDK është e natyrshme të kërkohet përgjegjësi nga lidershipi i LDK është një kërkesë që vjen nga strukturat e LDK nga baza e anëtarësia e \ saj në terren… Dorëheqja e Hykmete Bajramit është akt moral mendoj se duhet të përcillet edhe me dorëheqje të tjera të atyre që mbajnë përgjegjësi direkte për humbjen. Mbetet të shihet ditëve vijuese se si do të menaxhohet ky problem i brendshëm që ka shkaktuar rezultati i dobët por besoj që LDK-ja do të gjejë forcë për të tejkaluar këtë sfidë që ë ka par vetës në mënyrë që në proceset ardhme të jetë më unike. Abdixhiku do të duhej të jepte dorëheqje natën e zgjedhjeve sepse ai s’ka çka t’i ofrojë më LDK-së, Kjo dorëheqja brenda Kuvendit më shumë është lojë fjalësh sesa deklarime konkret” , tha Grainca për RTV21.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ndërkaq ka deklaruar se më shumë se dorëheqja nuk ka çfarë të ofroj por që vendimi sipas tij i mbetet Kuvendit të LDK-së i cili pritet të mbahet së shpejti pas mbledhjes së kryesisë së partisë e cila do të mbahet më 19 janar.
Ish-diplomati Blerim Canaj, thotë se LDK-ja ka nevojë për energji të reja, prandaj sipas tij edhe Abdixhiku do të duhej të jepte dorëheqjeje të parevokueshme.
“Të disa persona vërehej ndjenja e përgjegjësisë derisa tek të tjerët vërehej një përpjekje e viktimizimit me qëllimin e zhvendosjes se vëmendjes nga rezultati i dobët, rezultati tregon se duhet të ndodh diçka në atë aprti…partia ka nevojë për energji të reja..”, tha Canaj për RTV21
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, LDK-ja kishte marrë 171.357 vota apo 18.27%, ndërsa në zgjedhjet e dhjetorit ajo ka fituar 126.102 vota, apo 13.23% duke u renditur si parti e tretë politike në Kosovë.
Ky rezultat bëri që nga 20 deputetë sa kishte në legjislaturën e nëntë LDK-ja të bie në 15 deputetë./RTV21/21Media