“Përdhunuesit në burg”

Arrestohet arsimtari, policit një muaj paraburgim

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji policit hetues V.V i cili dyshohet për abuzim seksual me të miturën nga Drenasi.  Policia arrestoi sot edhe Sh. Xh, arsimtarin e dyshuar për keqpërdorim seksual të 16-vjeçares. Iu caktua masa e ndalimit për 48 orë. Ndërkaq, gjatë ditës, me moton “Përdhunuesit në burg”, para stacionit të policisë në Prishtinë u mbajt protestë ku u kërkua që përdhunuesit të marrin dënimin e merituar!21Media

Back to top button